Tiranë, zbulohet bazë e falsifikimit të dokumenteve
Është zbuluar mbrëmjen e sotme një bazë falsifikimi dokumentesh pranë Kafes së Rremës në Tiranë. Kjo ka ndodhur pas një operacioni të kryer nga Antikrimi ekonomik i Tiranës nga ku është arrestuar edhe një person.
TIRANE- Në bazë të një operacioni të zhvilluar nga Antikrimi ekonomik i Tiranës është bërë e mundur zbulimi i një baze falsifikimesh dokumentesh mbrëmjen e sotme. Baza e falsifikimeve prodhonte, viza Shengen, pasaporta shqiptare dhe greke, certifikata, si dhe karta të huaja identiteti. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se baza e falsifikimeve ndodhej pranë Kafes së Rremës në Tiranë. Gjithashtu në këtë operacion janë sekuestruar edhe 90 vula të institucioneve të ndryshme qe përdoreshin nga falsifikatorët për prodhimin e dokumenteve. Nga ky operacion ka pasur edhe një të arrestuar, ai është Ylli Brahimllari. Antikrimi ekonomik ka sekuestruar si provë materiale të këtij operacioni të gjithë materialin që dispononte kjo bazë, si dhe 200 certifikata false. Ndërkohë policia po merret me hetimin e kësaj çështie për të zbuluar nesë ka të tjerë të implikuari në këtë rrjet trafiku. (a.r/news24/balkanweb)