LSI-PS nje aleance e natyrshme per Ilir Meten

Aleanca e LSI-së me Partinë Demokratike ishte e panatyrshme, por e drejtë. Ilir Meta shpjegoi përpara Komitetit Drejtues Kombëtar, përse bashkëqeverisi për 4 vjet me Kryeministrin Berisha.
Meta theksoi se nuk ka asnjë hatërmbetje apo pakënaqësi me PD-në. Por, ndonëse ishte pjesë e pushtetit deri pak ditë më parë, tha se ftesa e PS nuk mund të refuzohej pikërisht për të evituar përqëndrimin e pushtetit në pak duar.
Kreu i LSI-së nuk kurseu kritikat as ndaj atyre që kanë kundërshtuar marrëveshjen e tij me socialistët.
LSI është parti e pjekur që nuk mbetet pjesë e së kaluarës, nënvizoi Meta, e që di të guxojë.