E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje per rezoluten came ne komisionin e jashtem

Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut konfliktohen për rezoluten çame. Pas replikave mes të dyve, debati ka degjeneruar dhe Vangjel Dule është larguar nga komisioni i jashtëm.

Projektrezolutra çame do të duhej të diskutohej me gjakftohtësi nga politikëbërësit, por kjo nuk ndodhi. Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri nuk u përmbajt dhe sulmoi kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kundërshtar i miratimit të këtij dokumenti.

Dule nuk duroi dot dhe braktisi mbledhjen. Por në ikje morri përgjigje Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Më herët, dy relatorët, demokrati Fatbardh Kadilli dhe socialisti Qemal Minxhozi, ishin në unison. Kërkuan shtyrjen e diskutimit, duke argumentuar se dokumenti ka nevojë për më tepër studim.

Shpëtim Idrizi, si kundërpërgjigje tha se projektrezoluta synon normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë. Por për të mundësuar miratimin e draftit, ai pranoi reduktimin drakstik të pikave të projektrezolutës.

Komisioni i Jashtëm vendosi që realtorët të takohen me propozuesit dhe të diskutojnë mbi rekatimin e tekstit, për tu rimbledhur në Komisionin të martën e ardhshme.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›