LSI, Pesha: Universiteti i Vlorës të pranojë studentët

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë sot apel universiteti të Vlorës të regjistrojë 400 studentët, të cilët nuk janë pranuar për shkak se kanë mesataren nën 6. Sipas zëvendëssekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Besjan Pesha pavarësisht se universiteti ka marrë një vendim në senatin e saj që përveç rregullave të përcaktuara nga MASH kriter tjetër pranues të jetë edhe mesatarja e notave të marra gjatë shkollës së mesme, ky vendim nuk është bërë asnjëherë transparent për maturantët dhe asnjë prej kandidatëve për studentë nuk ka qenë në dijeni për këtë kriter gjatë momentit të aplikimit.
"Ne e respektojmë totalisht autonominë e universiteteve shqiptare, por është e papranueshme që vendimet e Universitetit të merren me korrespodencë, në fshehtësi dhe pa bërë asnjë lloj transparence për publikun. Nëse kandidatët për studentë do të ishin në dijeni për kriterin e vendosur nga Rektori dhe Senati atëherë ata nuk do të aplikonin për t'u rregjistruar në Universitetin e Vlorës", tha Pesha.
Sipas Besjan Peshës, në fletën e aplikimit për Universitet duhet të shënohej përkrah Universitetit të Vlorës edhe kriteri shtesë i pranimit. "Kjo nuk ka ndodhur për faj të mungesës së koordinimit nga ana e këtij Universiteti", argumentoi ai.
400 studentë të shpallur nga Minsitria e Arsimit fitues për të qenë pjesë e Universiteti të Vlorës nuk janë regjistruar në këtë univeristet për shkak se rektorati ka vënë kusht mesataren mbi 6, të cilën ata nuk e plotësojnë.