E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Gjinuri : Të rihapen kutitë e votimit

Partia Socialiste ka kërkuar edhe sot hapjen e kutive të votimit duke konsideruar se kërkesa e saj nuk është në kundërshtim me ligjin.
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha në një deklaratë për shtyp se selia rozë kërkon rinumërin apo rishikim të vendimeve administrative apo gjyqësore për rezultatin e zgjedhjeve. "Këto vendime kanë marrë formë të prerë, dhe komisioni hetimor nuk është rruga ligjore për t'i shfuqizuar", tha ai. Gjiknuri theksoi edhe një herë se "ajo çka kërkohet është brenda kuadrit kushtetues e ligjor që ka një komision hetimor".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›