LSI, Pesha thirrje Ramës: Deklaro pasurinë e vërtetë dhe bëj analizat për drogë
Tiranë, 24 korrik, NOA Në vijim të reagimit kundër akuzave ndaj ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, drejtori i Përgjithshëm i Politikave Tregtare në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Besjan Pesha, përfaqësues i LSI-së, i kërkoi kryetarit të PS-së dhe të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të deklarojë pasurinë dhe të mos përhapë panik vetëm për të fshehur të vërtetën e tij.
Nga parku Rinia duke i cilësuar gënjeshtra deklaratat e një dite më parë të kreut të opozit5ës, mbi situatën ekonomike në vend, Pesha theksoi se Të gjithë shqiptarët e dëgjuan dje rishtas Edi Ramën teksa i gënjeu në konferencën e radhës për shtyp dhe teksa përpiqej ti trembte ata dhe të gjithë investitorët e huaj mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Edhe pse jemi dëshmitarë se dita ditës dhjetëra investitorë po vijnë, po investojnë kapitalet e tyre në vendin tonë dhe po hapin vende të reja pune, zoti Rama tenton që të hedhë dhe mbjellë panik në Shqipëri, për të fshehur problemin e tij të vërtetë, që është problemi që ka me drogën dhe me paratë e fshehura.
Pesha i bëri thirrje publikisht Ramës, që ti lërë pallavrat me donacione gjaku, sepse të gjithë ata që dhurojnë gjak e dinë shumë mirë se është e pamundur që të vërtetosh nëse je i toksikuar apo jo nëpërmjet atyre analizave. Ka vetëm një analizë të vërtetë që bëhet në laboratorë të specializuar dhe e ftojmë zotin Rama, që ta bëjë këtë analizë publikisht për tu vërtetuar shqiptarëve njëherë e mirë që ai nuk është person i droguar.
Ndër të tjera Drejtori i METE-s, tha se Edhe nëse kishim ndonjë hije dyshimi se ai drogohej, por nuk drogohej më kohët e fundit, tashmë jemi të bindur që zoti Rama përdor drogë në mënyrë të rregullt.
Përfaqësuesi i LSI-së, në METE, i bëri thirrje Ramës që të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë, ta nxjerrë atë nga shtëpia e blinduar ku e ka futur, e tua deklarojë të gjithë shqiptarëve dhe të depozitojë paratë e tij, milionat e eurove, në bankë.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")