E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Politika të punojë për marrjen e statusit kandidat

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson vitit 2011 përgjithësisht pozitiv ndërsa bën thirrje që të ketë një reflektim për gjithçka që është bërë deri më tani.

Në një prononcim për mediat sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama përshëndeti rikthimin e opozitës në tryezën e bisedimeve për reformat ndërsa tha se në rrafshin politik, 2011 ishte një vit që linte për të dëshiruar.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje politikanëve që të punojnë me përkushtim në mënyrë që 100-vjetori i Pavarësisë të festohet duke marrë edhe statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
 

“Viti 2012 është vit jubilar i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo që duhet të bëhet është të gjithë duhet të ngrihen në lartësinë e vlerave, lartësinë e përgjithësive dhe të peshës që meriton ky vit jubilar. Shqipëria meriton shumë më tepër përkushtim dhe angazhim real të politikbërësve të cilët duhet të jenë pararendës në përballimin e sfidave të mëdha” ka shtuar Luan Rama.
 

Gjithashtu Luan Rama në emër të LSI-së  uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen e jetojnë për Vitin e Ri 2012-të, që ai e cilësoi vitin e Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›