E Shtunë, 31 Tetor 2026

Datat qe trazuan politiken

E enjte 29 Dhjetor 2011 1441 VRASJET E 21 JANARIT11 Janar Fillimi i 2011 do te mbahet mend per zhurmen qe pasoi publikimi i nje video-pergjimi ku zv/kryeministri i asaj kohe Ilir Meta shfaqej duke kerkuar favore ndaj ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Duke e cilesuar kete si skandalin e radhes te nje qeverie te korruptuar opozita kerkoi doreheqjen e qeverise ndersa Ilir Meta tre dite me pas la postet qeveritare duke deklaruar publikisht dhe lenien e imunitetit. Kjo levizje solli ndryshime ne qeveri Nasip Naco u be minister ekonomie dhe Edmond Haxhinasto minister i jashtem dhe zv/kryeminister.

21 Janar Por kjo video per nje opozite qe vazhdonte te akuzonte mazhorancen per vjedhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ishte nje tjeter shtyse per te ashpersuar qendrimin ndaj Berishes. Demonstrata e dhunshme e 21 Janarit do te mbahet mend per pasojat qe solli ne rrjedhen e jetes politike. Vrasja e kater protestuesve ne bulevard u pasua me akuzat e forta te Berishes per puc shteti ndaj presidentit Topi kryeprokurores Ina Rama dhe kryetarit te PS Edi Rama.

8 Maj Zgjedhjet lokale te 8 majit perballen ne nje gare te forte mazhorancen dhe opoziten por beteja me e madhe ishte ajo per kryeqytetin. Shpallja e fituesit u tejzgjat ne nje kalvar seancash e kundershtish mes KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor ku kryefjala e tyre mbeti numerimi i votave te hedhura ne kutite e gabuara dhe kontestimi i forte i opozites.

16 Qershor Per here te pare ne historine e parlamentarizmit Gjykata Kushtetuese vendosi heqjen e mandatit per deputetin socialist Ilir Beqja. Kerkesa ishte depozituar nga demokratet te cilet i kerkuan kushtetueses te verifikonte aktivitetin e tij privat gjate periudhes kur ai ishte deputet ne kuvend.

8 Korrik Kolegji Zgjedhor permes vendimit te lexuar nga Sashenka Jonuzi i hapi perfundimisht Lulzim Bashes rrugen drejt Bashkise se Tiranes. Basha u betua perpara Keshilit Bashkiak ne 25 korrik duke nisur zyrtarisht punen per ato qe kishte premtuar gjate fushates elektorale te 8 majit.

5 Shtator Grupi parlamentar i Partise Socialiste rikthehet ne parlament pas nje periudhe te gjate mungese per shkak te marredhenies se kushtezuar. Deputetet vendosen te jene pjese e seancave por pa votuar ligjet edhe pse kryetari i PS-se Edi Rama kishte deklaruar nje kurs te ri politik qe per socialistet perfshinte dhe organizim te brendshem ne te gjitha strukturat

16 Shtator Gjykata Kushtetuese hoqi termin Kombesi nga ligji Per Gjendjen Civile. Permes nje votimi 6 me 2 trupa e gjyqtareve vendosi ti cilesoje ne kundershtim me Kushtetuten disa nene te ligjit Per Gjendjen Civile e per pasoje fjala kombesi nuk do te shkruhet me ne dokumentet e gjendjes civile si certifikate karte identiteti apo pasaporte.

12 Tetor Per here te dyte Shqiperia nuk merr statusin e vendit kandidat per shkak te mosplotesimit te 12 rekomandimeve te vendosura nga Brukseli. Ky refuzim i pritshem pasoi akuzat e ndersjellat mes PD dhe PS te cilat hoqen pergjegjesite e tyre per pergjigjen e radhes negative qe mori vendi bashke me kritikat qe perfshinte progres raporti.

14 Nentor Pas dy vjet ngerci politik PD dhe PS bien dakord per te bashkepunuar per disa nga reformat kryesore ne vend me te ashtuquajturen marreveshje politike ne emer te integrimit ne vendit. ajo u pasua me ngritjen e komisionit per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare si dhe me rikthimin e votes se opozites per ligjet qe kerkonin 3/5 ne parlament.

20 Dhjetor Per here te pare grupi parlamentar i PS perjashton deputetin Kastiot Islami per thyerje te statutit pasi ai nuk mori pjese ne votimin per kreun e ri te KLSH-se. Ketij qendrimi te grupit opozitar i parapriu zgjedhja e asamblese dhe e kryesise se re te PS-se.

Shiko kroniken video ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›