E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Qytetaret te mos behen pre e tensioneve politike

Apeli i Edi Ramës ndaj komisionerëve për të ruajtur votën, është një akt që nuk lidhet me institucionet demokratike.

Ky ka qenë reagimi i mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, menjëherë pas deklarimit të kryesocialistit Edi Rama, ndaj komisionerëve për të ruajtur votën me çdo kusht.

Përfaqësuesja e kësaj force politike, Nora Malaj, tha se LSI është e angazhuar që procesi i votimit dhe numërimit të votave të jetë sa më korrekt.

“Lëvizja Socialiste për Integrim duke qenë e angazhuar dhe e vendosur që të kontribuojë pozitivisht për të kurorëzuar me sukses procesin zgjedhor, fton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe gjithë trupën zgjedhore në vend për të kryer me sukses detyrën ligjore”, tha Malaj.

Duke u kërkuar në fund qytetarëve që të mos bëhen pre' e tensioneve politike, të krijuara artificialisht nga ndonjë forcë politike.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›