E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njazi Kosovrasti per ABC News Votimi nuk ka gjasa te manipulohet

Numëruesit nuk duhet të gjejnë pretekste të pavlera për të shtyrë numërimin.

Ky ka qenë apeli i drejtuar nga eksperti pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti, përmes mikrofonit të “ABC News”, ndaj personave përgjegjës për numërimin e votave në qendrat përkatëse.

“E shumta që mund të ndodhë, është vonesa në numërimin e votave, por nuk bëhet fjalë për vjedhje dhe manipulime të procesit të numërimit të votave”, tha ai.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, ku disa numërues kanë bojkotuar procesin e votimit, tha se ky përbën precedent të rëndë, sa i përket braktisjes së fletëve të votimit.

“As deputetit, as kryeministrit dhe as presidentit, nuk i lejohet të hyjë me dhunë në qendrën e numërimit të votave; ata nuk kanë punë atje.

Prandaj, akti i ndërmarrë sot nga deputeti socialist Paulin Stërkaj, për kapërcimin e hekurave të qendrës së numërimit të votave, është një tërësisht e shëmtuar”, komentoi Kosovrasti.

Sipas tij, Stërkaj po provokon numëruesit dhe komisionerët.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›