LSI, Rama: Opozita të bashkëpunojë për reformën zgjedhore
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama në një deklaratë për mediat ftoi sërish opozitën të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve për t’iu bashkuar dialogut politik dhe parlamentarizmit, në funksion të integrimit në BE, sic tha Rama.
“Nga takimi i tretë e Këshillit të Stabilizim Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, në mënyrë më të drejtpërdrejt nga komisionerët Ashton e Fyle vjen mesazh i qartë dhe pa asnjë ekuivok, për dialog politik dhe përfshirje të aktorëve politikë në reformat e rëndësishme që e bëjnë të mundur afrimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Luan Rama.
Sipas tij, opozita nuk duhet të mendojë për interesat e karrigen personale të kryetarit Edi Rama, i cili humbi zgjedhjet në Tiranë, por duhet të mendojë për interesat e cdo qytetari. Nisja e punës për reformën zgjedhore, mbetet sfida më e madhe për klasën politikë, tha më tej përfaqësuesi i LSI-së.
“Në këto kushte, përballë këtij apeli të përsëritur të partnerëve europianë LSI jo vetëm shprehet e gatshme, por fton faktorët e rëndësishëm politikë, sidomos opozitën të kuptojë domosdoshmërinë e vecantë që marrin reformat e mëdha. Është e rëndësishme që duke lënë në vlerën e vetë humbjen e Edi Ramës për garën e Bashkisë së Tiranës, të kuptojë që interesat e europiane të vendit nuk janë të lidhura me karrigen e kryetarit të PS, por janë të lidhura me interesat e cdo qytetari të vendit. Sfida e madhe e realizimit të reformave të rëndësishme, duke filluar nga reforma zgjedhore është sfidë për gjithë klasën politike të vendit”, shtoi Rama.
(m.a/BalkanWeb)