Llalla: Prokuroria mbyll hetimet pa argumente

Ai ka sqaruar para deputetëve raportin e deklarimit dhe kontrollit të pasurive për vitin 2010. Sipas tij, janë administruar 5302 deklarata pasurie.
Llalla shton se për shumë prej zyrtarëve janë bërë kallëzime, por prokuroria nuk ka vepruar për t’i hetuar, duke nënvizuar se çështjet janë mbyllur pa argumenteve bindëse. Një tjetër problem sipas tij, është mungesa e masave disiplinore.
Duke u ndalur në vështirësinë e punës për hetimin e pasurive të deklaruara, Llalla veçoi si shqetësuese dhuratat e deklaruara nga zyrtarët, për të cilat, pohoi ai, është e vështirë të hetohen.
"ILDKP bën të gjithë veprimet e mundshme verifikuese, por në rastin e dhuratave, ku në emër të tyre mund të fshihet pasuria, kjo pengon kryerjen e veprimeve të plota hetimore", deklaroi kryeinspektori. Ai vuri në dukje gjithashtu dhe mungesën e masave disiplinore nga institucionet publike./Start/
2011-07-20 10:24