E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Rama: PS të hyjë në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet Luan Ramës i ka bërë edhe një herë apel Partisë Socialiste të hyjë në Kuvend, duke i dhënë fund bojkotit. " Ftoj Partinë Socialiste që të hyjë në Kuvend dhe të distancohet nga kërcënimet", u shpreh Rama.
Ai kë kërkuar dialog nga ana e selisë rozë, duke pohuar se dialogu është kontribut dhe përgjegjësi për plotësimin e reformave drejt Bashkimit Europian. "I bëj apel PS-së të dialogojë. Dialogu është kontribut dhe përgjegjësi për reformat e BE
dhe një sjellje europiane e politikës", nënvizoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›