Denoncimi i korrupsionit Berisha vlereson mediat
Kreu i qeverise shprehu vleresimin e tij me te madh per mediat ne denoncimin qe u bene rasteve te ndryshme te korrupsionit. Ai kerkoi prej tyre qe ta vazhdojne me seriozitet kete beteje e cila sipas Berishes ka njohur dimensione te reja. Lufta kunder krimit te organizuar ka njohur dimensione te reja kunder krimit te organizuar krimit financiar. Vendosmeria eshte e madhe shkalla e goditjes eshte e madhe. Ishte kjo lufte e gershetuar qe beri te mundur heqjen e vizave. Vizat nuk hiqeshin pa suksesin ne keto dy fusha - deklaroi Kryeministri. Ai permendi se mbi 140 zyrtare jane penalizuar per korrupsion. Gjithashtu shefi i qeverise siguroi se lufta kunder krimit te organizuar do te vijoje ashtu sikunder edhe ajo ndaj trafiqeve nderkohe qe siguroi se reformat e qeverise nuk do te njohin ndalese gjate vitit te ardhshem.