E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama të kthehet në rrugën e arsyes, interesat kombëtare janë mbi gjithçka

Tiranë, 22 gusht, NOA Lëvizja Socialiste për Integrim ka përsëritur dhe një herë ftesën drejtuar opozitës, për të bashkëpunuar për reformat e vendit. Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela tha sot se lidershipi i Partisë Socialiste duhet të pranoi ftesën për të kontribuar në mënyrë konstruktive për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

Çela u shpreh se Rama duhet të heq dorë nga politika e konflikteve dhe të mendojë për interesat e vendit.

Ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht, që lidershipi i opozitës, të kthehet në rrugën e arsyes, të heqë dorë nga politika e vjetër e konflikteve artificiale e të paqëna, si dhe të shtrëngojë fort dorën e shtrirë të mazhorancës, për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në të mirë të vendit, u shpreh Çela.

Duke vlerësuar se deri më sot PS-ja ka qenë bllokuese ndaj reformave dhe dhënies së alternativave, Çela ka theksuar se ka ardhur koha që PS-ja të mendojë për interesat kombëtare.

Partia Socialiste duhet ta kuptojë njëherë e mirë, se interesat kombëtare qëndrojnë mbi gjithçka, dhe se qëndrimi në llogore të mbyllura e të betonuara, vetëm e vetëm për hir të interesave personale, është kontributi më negativ që mund të japë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit, tha Çela.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›