E Diel, 1 Nëntor 2026

PS reagon për LSI: Nuk ka reforma pa transparencën e zgjedhjeve

Tiranë, 22 gusht, NOA Nuk ka reforma pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot, Partia Socialiste në lidhje me deklaratat e LSI-së për nisjen e punës për reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme.

Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni u shpreh për mediat se pa u bërë transparenca Partia Socialiste nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim me mazhorancën e sotme. Ajo ka theksuar se ky është qëndrim i hershëm i Partisë Socialiste.

Vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara është garancia zgjedhjeve të ardhshme. Ta harrojë tryezën e bashkëpunimit, një reformë të re ligjore, kush nuk ka kurajo të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor. Shqiptarëve nuk ju mungojnë ligjet ne letër, por pushteti që i zbaton ato në realitet, tha Gjermeni.

Deputetja e PS-së ka theksuar dhe një herë se opozita nuk heq dorë nga transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku sipas saj, u vodh vota e qytetarëve.

Transparenca e zgjedhjeve, e plotë dhe pa humbur më kohë, është kushti i çdo bashkëpunimi të Partisë Socialiste me palën tjetër, tha ajo.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›