LSI: Shqetësim për krimet në vend, qeveria aktuale nuk po kryen detyrën
TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu shqetësim sot lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në Tiranë, apo krimet ordinere dhe brutale që po ndodhin në rrugët e qyteteve tona.
Petrit Vasili, akuzoi shtetin dhe ministrinë përkatëse se nuk po kryen detyrat duke braktisur tërësisht qytetarët, duke iu referuar vrasjes se një dite më parë në Tiranë për një gërvishtje makine, apo dhe rastit të administratores së një call-center, e cila u sulmua me acid.
“Veprimi i djeshëm ka bërë të ndihen shumë njerëz keq, ku për një gërvishtje makine të humbet jeta. Ky banalitet dhe ky sherr ndodh në mes të një rruge të kryeqytetit shqiptar. Retorikat e një Qeverie që bën opozitën duke qenë në karrige të qeverisë duhet të marrë fund. Qytetarët nuk duan të dinë për problemet dhe dëshpërimet e një qeverie, por kërkojnë që ajo të bëjë detyrën për sa kohë që është në qeveri. Shoqëruar me premtimin që qeveria e re do të ketë një kontroll tjetër mbi territorin”, tha Vasili nga selia e LSI-së, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Vasili i kërkoi qeverisë që tu qëndrojë detyrimeve kushtetuese deri në ditën e fundit.
“Ngjarjet janë provë e qartë e një shteti dhe ministrie që po u mungon detyrave të saj tërësisht. Kjo mungesë ka bërë që qytetarët të ndihen të pasigurtë, në mënyrë të veçantë nga veprime ordinere. Ne jemi këtu për të tërhequr vëmendjen, që qeveria në ikje ka disa detyra kushtetuese për të përmbushur, dhe përmbushja e këtyre detyrave është një detyrim i pashmangshëm dhe duhet tu qëndrojë në kokë deri në ditën e fundit.”- theksoi Vasili.
Vasili tha se kjo situatë jashtë kontrollit e rendit, duhet të marrë fund, duke premtuar se qeveria e re do të transformojë pozitivisht, tërësisht këtë situatë kaotike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera LSI, Vasili: Zv/ministrat e rinj do plotësohen pas votëbesimit të qeverisë së re