E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Vasili: Zv/ministrat e rinj do plotësohen pas votëbesimit të qeverisë së re

TIRANE-Zv/ministri Petrit Vasili bëri të ditur sot se postet e zv/ministrave të rinj do të plotësohen me atë frymë bashkëpunimi që u caktuan dhe ministrat e rinj.

Gjatë një konference për shtyp, i pyetur lidhur me ndarjen e posteve të zv.ministrave ai tha se janë pozicione që propozohen nga Kryeministri dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave, duke shtuar se do të plotësohen në javët në vijim, pas votëbesimit të qeverisë së re.

Sipas tij ndarja e këtyre posteve do të bëhet po me atë frymë bashkëpunimi dhe proporcionaliteti i cili do të ndiqet në çdo nivel qeverisje, bazuar edhe në kritere profesionale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›