E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Tirana zgjedh ne krye profesor Shezai Rrokaj

TIRANE- Shezai Rrokaj eshte zgjedhur kreu i Levizjes Socialiste per Integrim per Tiranen. Dekani i fakultetit te Histori-Filologjise ka fituar garen per kete post pas zgjedhjeve qe u zhvilluan ne kete parti sipas parimit nje anetar nje vote. Zoti Rrokaj ka marre 562 vota me shume se rivali i tij Edmond Panariti.

Gara u zhvillua te dielen me 26 shtator ne 12 qendra votimi dhe procesi i votimit u mbyll rreth ores 17 00 te pasdites. Procesi i numerimit perfundoi rreth ores 22 30 kur u shpall dhe rezultati kryetarit te ri te LSI-se per Tiranen.

Ne votimet e djeshme moren pjese 60 nga rreth 7300 anetare ne votime shkuan 4288 veta. Pas fitores zoti Rrokaj u shpreh se edhe panariti rivali i tij do te jete pjese e ekipit te tij drejtues per Tiranen.

Nga ana e tij kreu i LSI-se i konsideroi zgjedhjet si nje hap tjeter drejt demokratizimit te forces qe ai drejton duke garantuar se LSI eshte me kompakte se kurre dhe duke hedhur poshte aludimet per percarje brenda saj.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›