E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e opozites Berisha Axhenda e shqiptareve eshte liberalizimi i vizave

26-09-2010 / Gazeta 55

Berisha takim me biznesin PS instrumente mafioze kunder instalimit te kasave


Kryeministri Sali Berisha i eshte referuar sot procesit te venies se kasave fiskale te bizneset duke atakuar rolin bllokues te opozites. Sipas kreut te qeverise Partia Socialiste ka artikuluar melodine mafioze duke kundershtuar kasat per shkak te lidhjeve farefisnore. Pas nje takimi me biznesmene shefi i qeverise u shpreh i vendosur ne perfundimin e ketij procesi per te cilin ai tha se do te kete kosto 0. Duke i konsideruar kasat fiskale si pasaporten biometrike te biznesit shefi i qeverise solli ne vemendje qendrimin e opozites lidhur me dokumentet e identitetit perpara zgjedhjeve te 28 qershorit duke theksuar se PS-ja po ben melodi kunder kasave per interesa mafioze. Ne pergjigje te interesit te gazetareve per afatin dhe nisjen e protestave nga opozita shefi i qeverise deklaroi se nuk e demtojne dhe se i respekton vendimet e pakices duke krijuar edhe kushtet optimale per aksionet e tyre. Berisha nuk pranoi te prononcohej per zhvillimet e brendshme ne LSI ndersa kujtoi se koalicioni PD-LSI eshte me solid se ne fillim te tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›