LSI: Tryeza, garanton fitoren e së majtës progresiste

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim Luan Rama u shpreh në një konferencë për shtyp se nisma e Metës garanton fitoren e së majtës progresiste. Sipas tij tryeza e bashkëpunimit të së majtës synon të largojë Berishën nga qeverisja. Ai gjithashtu e ka cilësuar uljen në tryezë të socialistëve dhe progresistëve si jot ë vonuar duke shtuar se beson në reagimin pozitiv të Partisë Socialiste.