E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Vendimi i qeverise, nje reflektim i pjesshem per kartat

Levizja Socialiste per Integrim e cileson vendimin me te fundit te paraqitur nga Ministria e Brendshme, si nje reflektim te pjesshem te qeverise ndaj nje problemi shume te rendesishem, sic eshte problemi i kartave. Ne nje prononcim per "KJ", sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, sugjeroi qe pertej ketyre lehtesirave, te merren dhe te tjera per shtresat shume te varfra, qe edhe ato te pajisen me leternjoftime elektronike. "Qeveria nuk duhet te hezitoje qe te marre edhe masa te tjera lehtesuese, per shtresat e varfra dhe shume te varfra, ne menyre qe ato ta marrin gratis kete karte, per te mos kompromentuar standardet e zgjedhjeve", sugjeroi Vasili. Sipas tij, do te ishte me vlere qe edhe ODHIR te jepte sugjerimet teknike, qe do te ishin te vlefshme ne kete moment per nje ceshtje teknike sic eshte problemi i kartave, por qe mund te rrezikoje seriozisht standardin e zgjedhjeve. "Levizja Socialiste per Integrim inkurajon dhe do te inkurajoje pa u lodhur qytetaret, qe ata te pajisjen me kartat e identitet, duke e quajtur kete si nje detyrim te rendesishem te tyre per veten dhe Shqiperine", theksoi gjate prononcimit te tij, sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›