E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Videoja pjese e skenarit te dhunes

Lëvizja Socialiste për Integrim e quajti videon e Dritan Priftit, pjesë të skenarit të dhunshëm të Partisë Socialiste që kulmoi me 21 janarin.

Dritan Prifti, sipas LSI-së, është tashmë një limon i shtrydhur nga Partia Socialiste.

"Pjesë e rëndësishme e këtij skenari dhune u bënë edhe produktet e halucinacioneve, fatkeqësi njerëzore kjo, e ish-ministrit të Ekonomisë sot me detyrën e limonit të shtrydhur, në partinë e zotit Rama. Them limon i shtrydhur sepse produktet e tij të halucinacionit, nuk i shërbejnë më për dhunë ndoshta partisë së zotit Rama, regjisori politik i dhunës së 21 janarit. Zotërinjtë limonë të shtrydhur, Hetimet e 21 janaritTotozani: Të shpejtohet për 21 janarin “Hetimet e 21 janarit të mos vonojnë”Hetimet e 21 janarit, mbërrin FBI! që kapën veten në flagrancë duke ndarë jo thjesht euro të fëlliqura, por interesa korruptive në kurriz të detyrave publike që mbanin dhe që u vunë në dispozicion të dhunës për destabiliteti kushtetues...As streha politike e partisë së zotit Rama e as imuniteti juridik i prokurorisë së Republikës, nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë ligjore, ekzistenca e këtyre individëve", tha Ylli Manjani, sekretar për Çështjes Zgjedhore në LSI.

Manjani tha me tej: "Kam edhe autorizimin e zotit Braho të kërkoj ndjesë, nëse për arsye etike zëri ishte i ulur mbrëmë në atë video të tmerrshme që pamë".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›