Rama Te hetohet edhe Prifti

Një ditë pas publikimit edhe të videove, që implikojnë në afera edhe
ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, kreu i opozitës Edi Rama,
deklaroi se drejtësia duhet të hetojë të gjitha informacionet që
publikohen.
Në një intervistë për Top Channel, kreu i PS-së deklaroi se pafajësia që gjykata i dha Metës, nuk do të thotë se ranë argumentet, por se drejtësia nuk funksionon.
(Intervistën e plotë do ta ndiqni rreth orës 19:30 në www.top-channel.tv)
TCH: Në fakt 21 janari, i një viti më parë ndodhi, si pasojë edhe e një videoje që u publikua midis zëvendëskryeministrit Ilir Meta dhe ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Gjykata e Lartë, në Kemi hyrë në një proces përbaltjeje dhe shantazhimesh krejtësisht të padenja në një shtet të së drejtës, me një sfond mafioz, me qëllime të mirëfillta jo politike, por mafioze
Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste fakt ka dhënë një vendim, që ka shpallur të pafajshëm zotin Meta. A ka rënë një argument i juaji?
Rama: Jo. Eshtë fortësuar argumenti publik se ka rënë drejtësia dhe për më tepër, sot ne vazhdojmë të gjendemi përpara provash rrënqethëse të rrëshqitjes së Shqipërisë, drejt një regjimi që synon ta kthejë demokracinë në një formalitet dhe jetën e shqiptarëve në një mjedis të kontrolluar forcërisht, me shpërdorimin e të gjitha mjeteve të pushtetit.
TCH: Dje është publikuar edhe një video që këtë herë përfshin zotin Prifti. Cili është qëndrimi i Partisë Socialiste kundrejt zotit Prifti, apo marrëdhënia që sot PS me zotin Prifti?
Rama: Partia Socialiste eshte e qarte dhe e prerë qëndrimin e saj, se përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe drejtësia duhet të funksionojë njësoj për të gjithë. Cilido qoftë që ka probleme me drejtësinë, duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ndërkohë që përsa i takon zotit Prifti,ai është një deputet i cili ka dalë nga radhët e shumicës qeverisëse, me qëndrime dhe denoncime tronditëse, por nuk është as anëtar dhe as përfaqësues i Partisë Socialiste. Dëshiroj t'u them sot shqiptarëve, se kemi hyrë në një proces përbaltjeje dhe shantazhimesh krejtësisht të padenja në një shtet të së drejtës, me një sfond mafioz, me qëllime të mirëfillta jo politike, por mafioze, për të garantuar me doemos pushtetin, duke ndërmarrë veprime tërësisht të paligjshme.Ky proces, në këndvështrimin tim, vetëm sa ka filluar dhe cfarë kemi parë në përpjekjet e derikëtushme, për të përbaltur me cdo kusht dhe mjet opozitën, për t'u thënë shqiptarëve se këtu janë të gjithë njësoj dhe për të trysnuar në maksimum shpirtin opozitar të këtij populli, duke dëshpëruar njerëzit me një pamje të errët ngado që të kthesh sytë, do të vazhdojë dhe do të thellohet. E mbyll këtë përgjigje, duke thënë se të gjithë përfshirë edhe zotin Prifti, pa dyshim si një nga protagonistët kryesorë të këtyre situatave tronditëse, duhet të bëjmë transparencë dhe duhet t'i ballafaqojmë të gjitha cfarë dijmë, cfarë disponojmë dhe pretendojmë me drejtësinë.