E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI akuza PS-se Kryetari i kutive tani cimke 1 2 3 4 5 4 vota e merkur

Cimka dhe kryecimka,keshtu i ka cilësuar nenkryeatri i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili ish ministrin Prifti dhe kreun e selise roze Edi Rama. Duke i akuzuar te dy per nje moral te ulet ne publikimin e videos ne nje konference te posaçme per shtyp Vasili tha se LSI mbeshtet vendimin e Metes per heqjen dore nga imuniteti. Lexo të plotë ...   Vlorë. Mbetjet inerte, gjobiten firmat 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Bllokim i punimeve dhe 2 milion lekë të vjetra gjobë ka vendosur inspektoriati i ndërtimit të qytetit të Vlorës për firmën e ndërtimit që ka derdhur materialet inerte në det në zonën e ujit të ftohtë duke shkaktuar një ndotje të konsiderueshme në këtë zonë . Nëse brenda 5 ditësh firma e ndërtimit nuk e kthen zonën e ndotur në gjendej e mëparshme do të rishikohet leja e sa e ndërtimit bën të ditur nënkryetari i bashkisë së Vlorës Edmond Leka. Lexo të plotë ...   Peticioni antiMarty, firma në Fier 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 12 janar 2011 Për tre ditë me rradhë banorë të qytetit të Fierit dhe punonjës të administratës dhe institucioneve vendore kanë nënshkruar peticionin  kundër raportit të komisionerit Dik Marti, i hartuar mbi akuzat ndaj drejtuesve të UCK-së për trafik organesh. Lexo të plotë ...   Lëndohen nga zjarri dy fëmijë, shmanget tragjedia në Fier 1 2 3 4 5 (2 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Në fshatin Buzëmadh të Cakranit në Fieri është shmangur tragjedia e ngjashme me atë të Vlorës të pak ditëve më parë. Një zjarr i rënë në  banesën e familjes Merdani ka shkaktuar djegien pa rrezik për jetën të foshnjes 18 muajshe dhe asfiksimin e vëllait të saj 3-vjecar.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 12 janar 2011 ) Lexo të plotë ...   Rama: Berisha- Meta dyshja e korrupsionit 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Kryetari i opozitës Edi Rama reagoi pas videos së publikuar të zëvendeskryeministrit Ilir Meta. Është një nga aktet e shumta të korrupsionit që ndodh nën çatinë e qeverisë së Berishës, deklaroi kryetari i opozitës, për të cilin akti më i rëndë ishte ai i mungesës së doreheqjes së Metës dhe ai i mos shkarkimit të tij nga kryeministri Berisha.
Lexo të plotë ...   Shtrenjtimi i celularëve dhe bankave, Berisha: Do të ndëshkohen abuzuesit 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Qeveria ka vendosur të ndërhyrje me anë të politikave fiskale në dy prej tregjeve ku mendohet se ka abuzime mbi konsumatorët. Duke rritur tatimin mbi fitimin, kryeministri Sali Berisdhas tha se do të ndëshkohen kompanitë që kontrollojnë tregun e telefonisë së lëvizshme.
Lexo të plotë ...   Video e Metës, BE: Drejtësia të hetojë. Antikorrupsioni, detyrim kryesor 1 2 3 4 5 (8 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Prokuroria në Shqipëri të veprojë. Ky është reagimi që vjen nga Brukseli pas zhvillimit më të fundit në Tiranë ai i shfaqjes në një video të Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Natasha Butler zëdhënësja e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule kërkoi që sistemi ligjor në Shqipëri të veproj dhe në radhë të parë prokuroria. Ajo thekson se suksesi në luftën kundër korrupsionit është një nga kriteret bazë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Lexo të plotë ...   Videoja, prokuroria nis hetimet 1 2 3 4 5 (5 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet pas videos se publikuar ku shfaqet ministri aktual i Ekonomisë Ilir Meta me ish- ministrin Prifti. Në një njoftim të posaçëm për shtyp Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se regjistrimi i procedimit penal është bërë në organin e akuzës së kryeqytetit për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve shtetërorë, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Lexo të plotë ...   Topi në “Studio e Hapur”: Zgjedhjet e 8 majit nuk shtyhen 1 2 3 4 5 (6 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Presidenti Bamir Topi në një intervistë për emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit deklaroi prerë se nuk do të ketë shtyrje të datës zgjedhjeve vendore. Ndërsa opozita deklaron se nuk do të ketë zgjedhje nëse nuk merr garanci që ato do të jenë të lira dhe të ndershme, presidenti tha se pret që partitë politike të garantojne klimën e nevojshme që procesi i 8 majit të shkojë normalisht.
Lexo të plotë ...   Ushqimet me dioksinë, perforcohen kontrollet në portin e Durrësit 1 2 3 4 5 (3 vota) e mërkurë , 12 janar 2011 Alarmi i dhënë nga organizmat botërore për ushqimet me dioksinë kanë vënë në lëvizje edhe pikën e kontrollit ne portin e Durrësit. Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës ka caktuar tre grupe kontrolli në port,një për kontrollin fitosanitar dhe grupin që merret me sigurinë ushqimore.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›