E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela Opozita ne protesta masive 1 2 3 4 5 5 vota e enjte 13 janar 2

Krerët e opozitës kanë zhvilluar takimin  e rradhës, një ditë përpara mbledhjes së asamblesë kombëtare të PS dhe vetëm dy ditë pas publikimit të videos së zv.kryeministrit Meta, e cila ka qene ne qender te takimit te opozitareve. Ngjarja eshte konsideruar e rende pasi sipas tyre tregon vetem nje akt nga pushteti i korrupsionit qe eshte instaluar ne vend. Per kete shkak opozita vendosi se alternativa e vetme, protesta deri ne largimin e qeverise. Lexo të plotë ...   Berisha- Krasniqi kundër raportit të Dick Marty 1 2 3 4 5 (5 vota) e enjte , 13 janar 2011 Kryeministri garanton një ofensivë të fortë në Këshillin e Europës kundër histerisë raciste të Dik Marti. Në konferencën me presidentin në detyrë të Kosovës, Jakup Krasniqi, Berisha njofton dhe projektin e delegacionit shqiptar kundër raportit të zvicerianit. Lexo të plotë ...   Sezoni i gripit, trefishohen rastet 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 13 janar 2011 Krahasuar me  2- 3 javë  më parë,  numri i rasteve të personave, që kanë shfaqur shenja të gripit sezonal, është trefishuar. Ndërsa përsa i përket atyre me simptoma të virusit A/H1N1, krahasuar me një vit me parë ky numër është më i ulët.   Megjithatë rastet e  pacientëve me grip në spitalin infektiv ne QSUT rriten nga dita në ditë. Aktualisht sipas mjekëve  janë mbi 10 raste te dyshuara  me A/H1N1, që po marrin trajtim.  Grupmosha, që mbizotëron është ajo 25-30 vjec. Lexo të plotë ...   Rama: Video nuk është montazh. Përbaltja e PS, manovër e ulët 1 2 3 4 5 (8 vota) e enjte , 13 janar 2011 Kryetari i opozites Edi Rama kundeshtoi deklaratat e kryeministrit dhe zevendeskryeministrit Ilir Meta sipas te cileve video e publikuar ne media e ketij te fundit eshte montazh i orkestruar nga PS. Edi Rama tha se perbaltja e PS ne kete ngjarje eshte manover e ulet e krereve te mazhorances, Berisha e Meta te cilet jane bere bashke per te vjedhur Shqiperine.
Lexo të plotë ...   Dëmshpërblimi për Shkodrën. Mbi 4.5 milionë dollarë fermerëve 1 2 3 4 5 (6 vota) e enjte , 13 janar 2011 Mbi 4.5 milionë dollarë parashikohet të jetë dëmi i shkaktuar në zonën e nën Shkodrës nga përmbytjet e fundit. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëri me dije se përllogaritja e dëmshpërblimeve për fermerët është drejt përfundimit.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 janar 2011 ) Lexo të plotë ...   Abuzimet e CEZ, banorët protestojnë: Fatura skandaloze. Mungon shërbimi 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 13 janar 2011 Fatura tej mase te fryra, por edhe mungesë shërbimesh nga kompania CEZ- Shpërndarja. Këto janë ankesat e qytetarëve në Tiranë të cilët edhe pse ankohen prej disa muajsh, nuk po gjejnë një zgjidhje. Në zyrat e kujdesit ndaj klientit qytetarët vazhdojnë të presin me orë për të marrë faturat e tyre e për të paguar detyrimet. Të irrituar ata shprehën se nuk po gjejnë dot zgjidhje, si për faturat tej mase te kripura dhe jo reale, por edhe për mungesen e shërbimeve.
Lexo të plotë ...   Kukës, policia rrugore kontrolle masive. Elbasan, 246 gjoba automjeteve 1 2 3 4 5 (4 vota) e enjte , 13 janar 2011 Policia rrugore e qarkut të Kuksit ka ndërmarrë një aksion për kontrollin për armëmbajtje pa leje, të dokumentacionit, për mbajtjen e xhamave të zinj si dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Prej katër ditësh janë kontrolluar të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin nga qyteti i Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit.
Lexo të plotë ...   Velipoja, një mijë hektar nën ujë 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 13 janar 2011 Komuna e Velipojes mbetet komuna me siperfaqen me te madhe te tokes se permbytur me afersisht 1000 ha nen uje, megjithatë shtepi te permbytura nuk ka. Pasojat e përmbytjeve kanë qenë më të mëdha në fshatrat Luarze, Baks i Ri dhe Cast ku banorët janë kthyer tashmë por toka që është burimi i të ardhurave të tyre vijon të jetë nën ujë.
Lexo të plotë ...   Tirane, takim mbi sfidat e integrimit 1 2 3 4 5 (2 vota) e enjte , 13 janar 2011 Sfidat e integrimit europian, objektivat dhe puna e bërë deri më tani ishin temat e një konferencë ndërkombëtare zhvilluar në Tiranë. E organizuar nga UNDP-ja, Cooperazione Italiana, ministria e Brendshme dhe Ambasada Italiane konferenca ka pasur si pjesëmarrës personalitetet të ndryshme. 
Lexo të plotë ...   Videoja, Meta: Do ta fitoj betejën 1 2 3 4 5 (7 vota) e enjte , 13 janar 2011 Zëvendës kryeministri dhe njëherësh ministri i Energjitikës Ilir Meta deklaroi se videopërgjimi i publikuar është pjellë e një regjie mafioze e kreut të selisë rozë dhe ish- ministrit Prifti. Duke i cilësuar si sulme elektorale pamjet filmike, Meta tha para gazetarëve se do ta fitojë betejën para këtij montazhi pengmarrës.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›