E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thumanë, makina përplaset me furgonin, 5 të plagosur

5 të plagosur është bilanci i një aksidenti automolistik të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur pranë Thumanës, ku një makinë tip Tuareg me targë AA829EF, është përplasur me një furgon pasagjerësh, me targë TR4473M, për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ku dy prej tyre janë dërguar në spital, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›