E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI do të ketë grup parlamentar në Kuvend

Për të krijuar një grup parlamentar duhen shtatë deputetë, ndërsa LSI-ja ka vetëm katër të tillë. Forcat e tjera politike në Kuvend, si PR-ja, PDI-ja dhe PBDNJ-ja nuk do të kenë grupe parlamentare, pasi kanë vetëm nga një deputet.

Kryeparlamentarja Topalli do të mbledhë këto ditë, konferencën e kryetareve për të përcaktuar drejtimin e grupeve kuvendore për 4 vitet e ardhshme, formacionet e komisioneve si dhe datën e seancës së ardhshme, e cila sipas gjasave do të jetë ajo e së hënës ku pritet të votëbesohet dhe kabineti i ri qeveritar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›