LSI e vendosur për koalicionin me të djathtët
Sekretari i përgjithshëm i kësaj force, Petrit Vasili, deklaroi në një konferencë për shtyp se kryetari Ilir Meta do ta çojë deri në fund marrëveshjen me kryeministrin Berisha. Ai theksoi se objektivi i qeverisë së re do të jetë integrimi i vendit në strukturat e BE-së.
Reagimi i Vasilit vjen pak ditë pas daljes hapur të pesë eksponentëve të LSI-së, mes të cilëve edhe nënkryetari Pëllumb Xhufi, kundër formimit të qeverisë me të djathtët.
Reagimi i Vasilit vjen pak ditë pas daljes hapur të pesë eksponentëve të LSI-së, mes të cilëve edhe nënkryetari Pëllumb Xhufi, kundër formimit të qeverisë me të djathtët.