LSI emëron drejtor spitali në Vlorë ish presidentin e Flamurtarit
Share
LSI ka emëruar në Vlorë si Drejtor spitali, një biznesmen që ka pasur financuar dikur klubin Flamurtari. Shkëlqim Selami drejtori i ri i spitalit, nuk ka as arsimin përkatës dhe as ndonjë përvojë për të drejtuar një spital.
Opozita në Vlorë ka reaguar përmes një shkrimi botuar sot në media nga deputeti Eltar Deda, i cili në fakt nuk ja përmend emrin drejtorit të ri, por e ngre problemin parimisht dhe shpreh shqetësimin se mjekët janë zhgënjyer.
E vërteta është më keq se kaq. Selami është i pakualifikuar për atë vend pune, i paaftë të drejtojë një spital dhe mbi të gjitha, i papërshtashëm për të bashkëpunuar me mjekë të njohur të Vlorës, që janë legjenda e atij qyteti.
