Jetojnë majë pemës si Jane dhe Tarzani
Share
Thelma Caballero dhe Besh Serdahaley, dy shtetas amerikanë, që janë martuar prej 12 vjetësh, kanë vendosur që jetën e tyre ta kalojnë në një shtëpi mbi pemë. Shtëpia e tyre është ndërtuar në një park nëSan Mateo, Kalifroni. Por, policia ka vendosur që ti dëbojë prej andej, duke qenë se zona në të cilën kanë ndërtuar shtëpinë, nuk është e tyrja, por i përket parkut. Ndaj këtij vendimi ka reaguar shoqata ambientaliste San Bruno Mountain Watch, e cila mbështet fuqishëm idenë e tyre, për të jetuar si dy personazhet e njohura në film, Jane dhe Tarzani.