LSI hakmerret për KQZ-në, Manjani: Bashkim votash me PS në njësitë vendore
Shkarkimi vetëm një ditë më parë i Ilirjan Muhos si anëtar në KQZ, i ka dhënë fund njëherë e mirë ndarjes paqësore mes dy parnerëve PD-LSI. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, duke iu referuar pikërisht standardit të lobuar nga kryeministri Berisha, balanca politike, deklaroi se LSI do të bashkojë votat e këshilltarëve të saj me ata të Partisë Socialistë, duke vendosur kështu pushtetin vendor nën kontrollin e plotë të opozitës.
Sa na takon neve si LSI që tani dua të komunikoj qartë dhe prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend, parim i cili u zbulua nga vetë kryeministri, në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës. Veçanërisht detyrat e përgatitjes së listëve të zgjedhësve është detyrë parësore. Për këtë qëllim, LSI deklaron bashkimin e votave në të gjitha këshillat vendore me Partinë Socialiste, që nga ky moment, dhe heq mbështetjen politike çdo të zgjedhuri vendor që ka dalë nga koalicioni i LSI-së me Partinë Demokratike. Në vijim, sigurisht në koordinim të plotë me Partinë Socialiste, në ditët në vijim besoj do të anançohet- tha ai.