Beteja PD-LSI zret në nivel lokal, Manjani: Këshilltarët e LSI do bashkojnë votat me ato të PS
Shkarkimi vetëm një ditë më parë i Ilirjan Muhos si anëtar në KQZ, i ka dhënë fund njëherë e mirë ndarjes paqësore mes dy parnerëve PD-LSI. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, duke iu referuar pikërisht standardit të lobuar nga kryeministri Berisha, balanca politike, deklaroi se LSI do të bashkojë votat e këshilltarëve të saj me ata të Partisë Socialistë, duke vendosur kështu pushtetin vendor nën kontrollin e plotë të opozitës.
Duke vlerësuar situatën aktuale, LSI vlerëson se ekziston vetëm një objektiv i përbashkët i opozitës, largimi i menjëhershëm i tij nga qeveria dhe nxjerrja e partisë shtet në opozitë. Objektiv i shqiptarëve që në shumicë paguajnë kostot e diktatit të partisë shtet dhe sjelljes diktatoriale të kryeministrit të vendit. Objektiv tjetër më të rëndësishëm se ky opozita shqiptare nuk ka arsye të ketë., opozita e bashkuar do të marrë hapa konkretë. Komunikoj prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend që u zbulua nga Berisha në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve vendori do të vendosë në kontrollin maksimal të opozitës, lista e zgjedhësve detyrë parësore, LSI deklaron bashkimin e votave në këshillat vendorë me PS dhe heq mbështetjen që ka dalë nga koalicioni ii LSI me PS- tha ai.