LSI hap fushaten ne Tirane Meta prezanton Erisa Xhixhon
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim lancoi dje kandidaten per minibashkine numer 5
TIRAN - Levizja Socialiste per Integrim ka hapur dje ne kryeqytet fushaten elektorale per zgjedhjet e 8 majit.
Kryetari i kesaj partie Ilir Meta gjate fjales se tij ka sulmuar kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama njeheresh lider i Partise Socialiste. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit vendore kur kreu i LSI ishte aleat me PS-ne ne keto zgjedhje do te kerkoje qe se bashku me PD-ne te marrin bashkine me te madhe ne vend. Nese ka ndonje qytet ku femijet nuk kane ku te luajne ai eshte Tirana.
Nese ka ndonje qytet ku shendeti i banoreve eshte me i rrezikuar se kudo eshte Tirana. Nese ka ndonje qytet ku ai qe eshte zgjedhur per te zgjidhur hallet e qytetareve e shfrytezon buxhetin pa u miratuar nga keshilli eshte Tirana. Nese ka ndonje qytet qe qeveriset me tirani nga ai qe eshte zgjedhur eshte Tirana.
Ndaj erdhi koha qe qytetaret e Tiranes te ndahen me tiranin e Tiranes - iu drejtua dje simpatizanteve te partise se tij Ilir Meta. Ai nenvizoi se ka ardhur koha qe buxheti prej disa dhjetera e qindra milione euro te kontrollohet dhe te investohet per te zgjidhur problemet e Tiranes dhe jo per te sponsorizuar manifestimet qe djegin e shkaterrojne kryeqytetin tone.
Sipas tij prej disa muajsh e premtja nuk eshte me nje dite e dashur per qytetaret e Tiranes por eshte kthyer ne nje e premte e zeze per ta ne nje dite ku mijera biznese mbyllen pa filluar dita nga frika e shkaterrimit te protestuesve te sjelle me leke ne Tirane.
Ne fund te fjales se tij kryetari i LSI prezantoi kandidaten e partise se tij per minibashkine nr. 5 te kryeqytetit Erisa Xhixho. Kjo e fundit do te kete dhe mbeshtetjen e Partise Demokratike ne baze te marreveshjes se perbashket te koalicionit qeverises.
Topi Regjistrimi nuk ndikohet nga ultranacianalistet
TIRAN - Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi ka shprehur dje qendrimin e tij per ceshtjen e regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare duke kundershtuar presionet e qarqeve te huaja ultranacionaliste qe kerkojne te deformojne kete proces.
Ndjeshmeria e madhe publike dhe qytetare te cilen edhe une si President por edhe si qytetar e ndjek me shume vemendje eshte sepse nga individe nga apendikse te qarqeve ultranacionaliste pavaresisht se nga cili vend nga cili shtet tentohet qe te hidhen parulla te behet nje politike presioni dhe deformacioni te nje procesi qe duhet te jete natyral dhe ligjor.
Pra kur themi Regjistrimi eshte i domosdoshem duhet qe ky regjistrim te jete ne perputhje te plote ne radhe te pare me te drejten bazale te njeriut per tu shprehur i lire dhe per te mos qene ne presion qofte per shkak te natyrave politike te presioneve apo te interesave te caktuara financiare ekonomike dhe cdo qellimi tjeter - deklaroi Topi. Deklarata e kreut te larte te shtetit u be dje pas takimit me homologun e tij maqedonas.