Perfaqesues te NATO-s ne Tirane. Baze raketash ne Shqiperi

Me dergimin e anijes bartese te raketave te telekomanduara te quajtur USS Monterey ne Detin Mesdhe Associated Press njofton se ka filluar faza e pare e strategjise se mburojes raketore qe SHBA dhe NATO ka ne plan te ndertoje ne Europen Lindore e Juglindore.
Ka disa vjet qe SHBA ka propozuar vendosjen e raketave anti-balistike ne disa pika strategjike te Europes nder te cilat eshte diskutuar me se shumti dislokimi ne Poloni e ne eki. Fillimisht sic rrefen ne nje interviste te dhene per Radio Free Europe Donald Rumsfeld amerikanet e quanin kete strategji te mbrojtjes raketore Mburoje Kombetare e Raketave mirepo kjo bente qe gjithcka te dukej sikur i interesonte vetem SHBA-ve. Sipas Rumsfeld duket se partneret e SHBA jane me te gatshem per ta pranuar bashkepunimin tani qe plani quhet thjesht Mburoje Raketore.
Perspektiva e ish-sekretarit Rumsfeld duket se vijon te ruhet edhe nga sekretari aktual i mbrojtjes Robert Gates qe vazhdon te kembengule per faktin se SHBA-ve iu nevojitet mbrojtje raketore nga vende te rrezikshme si Irani po edhe nga vende te paqendrueshme qe kane kapacitete goditese e zoterojne raketa si psh. Egjipti apo Libia. Planet e Gates duket se u vune ne linje rakordimi me partneret e superfuqise se vetme ne samitin qe NATO zhvilloi ne Lisbone.
Dergimi i USS Monterey ne mesdhe eshte vetem hapi i pare qe pritet te pasohet nga vendosja e nje stacioni radaresh anti-rakete ne Europen Juglindore e me pas nga vendosja e nje brezi raketash ne nje seri vendesh te NATO-s nder te cilat permenden si strategjike vendet baltike dhe Polonia Rumania Bullgaria ekia Turqia e Shqiperia.
Mirepo duket se shqetesimet me te medha nuk kane zene Ahmadinexhadin e Iranit apo qeverisjet delikate te vendeve afrikanoveriore. Reagimet me te ashpra ndaj venies ne jete te ketij plani te NATO-s jane botuar ne ditet e para te marsit ne Huanqiu Shibao gazeta zyrtare kineze qe merret me ceshtjet nderkombetare por edhe ne agjensine shteterore ruse ITAR-TASS. Nuk perben ceshtje te panjohur per analistet e gjeopolitikes brezi mbrojtes raketor qe po ndertohet me kembenguljen e forte amerikane me se tepermi i drejtohet e perpiqet te kufizoje ambiciet e Rusise e Kines dy vende qe me rritjen ekonomike e ushtarake te viteve te fundit kane fituar nje prezence per tu vene re gjeopolitikisht.
Zedhenesi i Ministrise se Jashtme ruse Aleksander Llukashevic nderkohe nuk hezitoi te leshoje deklarata te forta. Ne nje deklarate per shtyp te leshuar ne 10 mars ai tha se vendosja e bazave raketore te NATO-s ne Poloni e detyron Rusine te ndermarre masa e te reagoje duke ndertuar nje strategji per kunderpergjigje. Rreziku eshte i larte e ne fakt kjo histori shantazhesh e kundershantazhesh ka kohe qe zhvillohet duke krijuar reminishenca te luftes se ftohte.
Mjaft te vihet re edhe diskordanca ne qendrimin e SHBA-ve qe ne 2009 permes Hillary Clinton e garantoi Rusine se nuk do te vendoste raketa as ne Poloni as ne eki e nderkohe ne fillim te marsit te sivjetshem serish permes Clinton SHBA deklarohet e vendosur ne realizimin e mbrojtjes raketore ne Europe.
Nderkohe per te vijuar agjenden e NATO-s te perpiluar ne Lisbone dje u mblodhen ne Tirane perfaqesues te larte te vendeve aleate ne Simpoziumin Vjetor te Politikave Berthamore. Sipas planit raketor te iniciuar nga Obama e me pas te mbeshtetur nga gjithe aleanca te quajtur Phased Adaptive Approach 2011 shenon fillimin e implementimit e ne driten e problemeve me Rusine qe lindin ne Poloni eki e vendet balltike duket se bazat e para do te vendosen ne Turqi Rumani e Shqiperi.
Pjesemarrja e Shqiperise ne brezin e mbrojtjes raketore eshte konfirmuar publikisht nga vete kryeministri Sali Berisha dhe nga ish-ministri i jashtem Ilir Meta ne Rumani gjithashtu duket se ka nje aprovim te fillimit te implementimit te strategjise ndersa Turqia permes ministrit te jashtem Davutoglu ka kerkuar te kete komanden e ketij brezi te mburojes raketore.
Sipas planit te NATO-s te publikuar edhe ne faqen e internetit te Shtepise se Bardhe prej 2011 deri ne 2014 ne kete zone do te instalohen teknologji interceptive radare antirakete per te identifikuar rreziqet e mundshme si dhe disa sisteme mbrojtjeje qe jane kolauduar ne baza te ndertuara me pare. Ne 2015 fillon faza e dyte ne 2018 e treta e ne 2020 do te jete faza finale. Ne secilen prej ketyre fazave do te permiresohet teknologjia duke synuar kontrollin e rreziqeve ne distance te shkurter te mesme e larget.
Natyrisht qe ky plan nuk gjen kundershtim vetem ne Rusi e Kine po edhe ne shumicen e vendeve europiane ku popujt pergjithesisht kane ndjenja te forta te sovranitetit qe shpeshhere shfaqet edhe si antiamerikanizem apo si mospranim i nderhyrjes se SHBA-ve ne punet e brendshme te tyre. Por edhe ne vendet qe dakordohen me SHBA sic thone dhe specialistet e realpolitikes dakordimi paguhet. Pra lirimi i bazave per raketat amerikane ne shtetet qe e pranojne kete strategji vjen si pasoje e negociatave. Logjika eshte e thjeshte SHBA merr bazat por edhe shteti prites perfiton dicka.
Takimet qe zhvillohen dje e sot ne Tirane mes perfaqesuesve te vendeve te NATO-s jane me dyer te mbyllura e nuk mund ta dime per cfare po flitet. Ama situata e krijuar qe prej fillimit te marsit le te kuptohet se patjeter pjese e bisedimeve eshte edhe operacioni i perbashket per realizimin e mburojes raketore.
E dime qe Berisha publikisht ka shprehur deshiren per te ndihmuar SHBA-te ne kete iniciative ushtarake. Por cfare i ka kerkuar ne shkembim pala shqiptare negociatoreve amerikane Per kete do te duhet ndoshta te pyesim edhe ambasadorin amerikan ne Tirane zotin Aleksander Arvizu natyrisht pasi te perfundoje fushata elektorale e cila duket se po e impenjon edhe personalisht gjithnje e me shume...