E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI i thote po tryezes se thirrur nga Berisha

Tryeza e partive politike do te diskutoje per reformen e re zgjedhore nderkohe qe gjer me tani Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne kete tryeze pa u bere me pare transparenca.

Per LSI-ne qendrimi i opozites socialiste eshte i pa kuptueshem dhe absurd. E quaj absurd dhe te pakuptimte qendrimin e shprehur nga kryetari i Partise Socialiste per te mos marre pjese ne nje tryeze ku do te diskutohen opsione qendrime apo ku do te mund te behen te njohura ne menyre transparente qendrimet e paleve. Nga ana tjeter e quaj te papergjegjshem mos pjesemarrjen dhe bojkotimin e tryezave te tilla sepse eshte i papergjegjshem cdo qendrim qe saboton procesin e rendesishem te reformes zgjedhore. Partia socialiste prej nje mbi nje viti e ca eshte mbajtur pas tabuse te zgjedhjeve dhe problemeve qe ajo mendon se kane shfaqur zgjedhjet e kaluara tha sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.

Por nese tryeza e se premtes do te mbyllet me perfundimet konkrete kjo nuk do te thote se ajo mund te kaloje ne Parlament pasi jane te domosdoshme votat e socialisteve ne opozite. Per partine e Ilir Metes ceshtja e 84 votave eshte nje pergjegjesi qe deputetet socialiste duhet te ndjenje per reformat dhe te ardhmen e vendit.

Mbetet nje sfide ceshtja e angazhimit ne perputhje apo per te kontribuar per reformen zgjedhore dhe natyrisht qe perballe interesave te vendit perballe domosdoshmerise per te realizuar kete reforme une shpresoj dhe besoj qe do te kete deputete qe te shfaqen me pergjegjesi e atyre angazhimeve qe lidhen me interesat e vendit dhe qe nuk mund te vazhdojne te mbeten peng i interesave jo partiake por me keq akoma i interesa te nje klani perfaqesues ne lidershipin e Partise Socialiste tha me tej zyrtari i larte i LSI-se. /Saimir Lleshi/Start/

2010-10-19 1352

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›