E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza bashkon Topin Berishen e Ramen

Nene Tereza dhe Udha e Paqes kane bere bashke pas shume kohesh kreun e shtetit Bamir Topi kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partise Socialiste e njekohesisht bashkise se Tiranes Edi Rama.

Edhe pse ishte nje shtrengim i ftohte duarsh te pakten ne Diten e Lumturimit te Nene Terezes politika ishte bashke. Per te nderuar gruan e madhe humaniste Nene Tereza nje rruge ne parkun e Liqenit ne Tirane ka marre emrin Udha e Paqes dhe mbi te jane vendosur 28 emra te presidenteve te vendeve te ndryshme te botes.

Ne krye te saj do te qendroje emri i presidentit shqiptar pllaka e cila eshte vendosur nga vete zoti Topi.

Jemi ketu per ti hapur udhe nje projekti nen kujdesin e Presidentit te Republikes te cilin bashkia e Tiranes ne bashkepunim me pelegrinet e paqes eshte e privilegjuar per ta cuar perpara tha Rama.

Ne fjalen e tij presidenti i Republikes i ngarkoi politike barren e ruajtjes se paqes qe mesohet nga feja dhe shkolla

Paqja sociale ruhet e konsolidohet. Dhe kjo eshte detyra themelore e nje shteti demokratik dhe institucioneve te tij. Duhet te jete gjithashtu objektiv paresor i politikes si fuqi lendore e demokracise. Per ta ruajtur e per ta persosur ate me tej ne perputhje me standardet evropiane duhet angazhim i thelle i te gjitheve. Ne kete dite ky pervjetor ne bijve vellezerve dhe motrave te nje gjaku me Nene Terezen na flet shume sepse ne kemi jo vetem nevoje por edhe detyre morale ta ndiejme me thelle zerin e saj doktrinen e saj ne sherbim te humanizmit paqes miresise e progresit shoqeror. Ne kete dite te gjithe ne shprehim besimin dhe urimin qe Nene Tereza te shpallet shenjtore sa me shpejt tha Topi.

Projekti Udha e Paqes u inciua nga bashkia e Tiranes dhe fondacioni Rruga e Paqes kryetarja e se ciles Merita Profka u nda tragjikisht nga jeta vetem pak muaj me pare.

Per nder te lumturimit te Nene Terezes 7 vjet pasi Papa Benedikti 16 e shpalli ate kane vijuar aktivitete te shumta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›