LSI ka gati draftin per programin elektoral te 23 qershorit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bëri me dije se se kjo parti ka përfunduar draftin për programin elektoral të 23 qershorit. Sipas tij, programi i LSI është realist.
“Programi i hartuar në shenjë të një realizimi të thellë. Programi përfshinë punësimin e të rinjve dhe grave si dhe ekonominë. Programi i LSI i konsultuar me ekspertë. Reforma të mëtejshme në shëndetësi. LSI do vazhdojë të mbetet parti e parimeve”, vuri në dukje Vasili.
Njëkohësisht nënkryetari i LSI-së komentoi dhe vizitën e eurokomisionerit për zgjerimin. Sipas Vasilit Fyle është i mirëpritur në Shqipëri, pasi përcjell mbështetjen e BE-së.