E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimi i rrugeve ka krijuar 45 mije vende pune cdo vit

Me ironi e sarkazëm janë trajtuar komentet e kreut Rama për infrastrrukturën rrugore nga ana e ministrit Olldashi. 
Sipas tij, mazhoranca qeverisëse do të vazhdojë të shtroje rruge, e bindur që  rruget krijojne vende te reja pune, sjellin paga me te mira.
“Nese z.Edi Rama di ndonjë rruge qe ne kemi ndertuar, qe eshte nje km katror e gjere, ne i kerkojme miresisht te na e tregoje... Nese ai nuk di ndonje rruge te tille, atehere ai duhet te jete i vetmi shqiptar qe mendon se rruget maten me metra katrore dhe jo me kilometra. Rama ne Gines. Eshte i vetmi politikan qe eshte pare e degjuar qe rruget i mat me kilometer katrore, llafet e tij me kilograme dhe rreshtat e paloprogramit me decibel”, vuri në dukje Olldashi. 
Për të përforcuar qëndrimin e tij, ministri risolli në kujtesë faktin se rrugët kanë krijuar 45 mije vende punë çdo vit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›