LSI mbledh Konventën e saj Jashtëzakonshme
LSI mblodhi sot Konventën e Jashtëzakonshme. Eksponentë të fuqishëm të kësaj partie dhe partnerë të saj kërkuan sot mbrojtjen e votës së LSI në zgjedhje dhe denoncuan PS-PD si fabrikuese të planeve për të vjedhur votën e LSI
TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nisi sot një Konventë të Jashtëzakonshme nëpërmjet së cilës kërkon mbrojtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Lëvizja Socialiste Rinore që hapi edhe Konventën e Jashtëzakonshme kërkoi publikisht mbrojtjen e votës së LSI, dhe denoncoi PS dhe PD si fabrikuese të planeve për të vjedhur votën e LSI. Nën thirrjen “Vota është e jona”, Konventa e Jashtëzakonshme u hap nga Lëvizja Rinore për Integrim. Me pas takimi u kulmua me fjalen pershendetese te kreut te lSI, Ilir Meta.
"Të dashur miq, e kemi parlajmëruar me shume seriozitet dhe pergjegjësi se Shqiperise e shqiptarëve u kanoset një rrezik i madh, me paktin e errët dhe te tyre mes Ramës dhe Berishës. Pak qe ka si qëllim që të grabisin në mënyrë konseksuale pronën e shqiptarëve, ‘tua faturojnë rrugëve kriminale, të pasurohen përherë e më shumë në kurriz të shqiptarëve që varfërohen përditë e më shumë. Ata të dy po uzurpojnë dukshëm duke arritur deri aty sa të vjedhin, vullnetin e popullit, votën e tij", u shpreh ne fjalen e tij Meta.
Konventës së LSI të Ilir Metës iu bashkua edhe partia e re e lindur nga gjiri i socialistëve, PS-91 e Petro Kocit.
Në përfundim të Konventës, LSI do të zhvillojë një protestë para zyrave të OSBE-së. Në këtë lloj mënyre ata do t’i kërkojnë këtij misioni që "të ruajë votën e shqiptarëve". Anëtarët e LSI-së do t'i tregojnë OSBE që posti në KQZ i takon asaj. Burimet nga kjo parti bëjnë të ditur se pas kësaj proteste, LSI do të intensifikojnë protestat deri me bllokim të Kuvendit.
Ditët e fundit LSI ka denoncuar publikisht “formulat tinëzare” të PD-PS që tentojnë të monopolizojmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. LSI ia delegon fajin dy krerëve të partive të mëdha, Ramës dhe Berishës, që sipas tij po mendojnë mënjanimin e LSI-së.
(d.b/BalkanWeb)