Maqedoni, Gruevski: Pritet presion ndërkombëtar për emrin
SHKUP-Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski deklaroi se gjatë 40 ditëve të ardhshme pritet presion i fuqishëm i bashkësisë ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes së emrittë Maqedonisë.
Kryeministri Gruevski e deklaroi këtë mbrëmë në debatin e hapur të anëtarëve të kabinetit me kryeredaktorët e mediave në Maqedoni, me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë.
“Kërkesat e Greqisë nuk kanë të bëjnë jo vetëm me ndryshimin e emrit, por edhe ndryshimin e identitetit kombëtar dhe gjuhës, që do të verifikohej më pas edhe me ndryshimin e pasaportave”, deklaroi kryeministri. Sipas tij, nuk ka shenja se pala greke do të mund të bëjë hapa prapa në pikëpamjet që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit dhe gjuhës.
(d.b/INA/BalkanWeb)