LSI mbledh nesër konventën, negociohet qeveria e re
Kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së, (KDK), Edmond Haxhinasto tha se “Konventa e jashtëzakonshme e LSI-së do të mblidhet në orën 17:45, ku do të diskutohet vendimi i ri politik për të bashkëqeverisur me PD-në, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit”.
Në konnventën e nesërme, sqaroi ai, pritet të miratohet vendimi i kryesisë së LSI-së për të negociuar për krijimin e qeverisë së re. I pyetur se cilat janë postet që LSI do të kërkojë në qeverisjen e ardhshme, z. Haxhinasto u shpreh se “gjithçka në këtë drejtim pritet të diskutohet nesër".
Të shtunën e kaluar, kreu i LSI-së, Ilir Meta, iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, njëkohësisht kryeministër i vendit për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme. “Pranoj me përgjegjësi historike ftesën e Kryeministrit Berisha, për të filluar negociatat me PD-në për koalicionin e ri qeverisës”, u shpreh z. Meta.
Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, koalicioni "Aleanca e ndryshimit", i drejtuar nga PD ka fituar 71 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit, "Bashkimi për ndryshim", i drejtuar nga PS, 65 mandate dhe "Aleanca socialiste për integrim", 4 mandate.