E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI në Gjirokastër: Kryetari i bashkisë Bime, i paaftë

Sekretari i LSI-së për qarkun e Gjirokastrës Besian Pesha ka akuzuar kryebashkiakun e Gjirokastrës Flamur Bime si të paaftë.

Në një konferencë për shtyp Pesha ka theksuar se kryetari i bashkisë e ka drejtuar këtë institucion në mënyrë kaotike, në bazë të interesave klienteliste dhe atyre familjare.

"Pikërisht për këtë arsye Lëvizja Socialiste për Integrim ka hartuar një stragjedi të re për rimëkëmbjen e Gjirokastrës e cila në themel të saj do të ketë komunikimin me çdo qytetar gjirokastrit, ndaj dhe unë duke filluar që nga sot e deri në zgjedhjet e ardhshme lokale ftoj qyetarët e këtij komuniteti të bëhen pjesë e LSI-së" ka vazhduar më tej Pesha.

Ai shtoi më tej se LSI-ja nuk mund të lejojë më, që nën drejtimin e bashkisë nga Flamur Bime çdo familje gjirokastrite ka patur një dëm prej 3 mijë eurosh vetëm se bashkia nuk është e aftë të thithë fonde investimesh.

Gjatë fjalës së tij Pesha është ndalur edhe tek Bashkia e Tiranës duke u shprehur se kryetari i saj Edi Rama çdo ditë thith pluhur me paratë e taksapaguesve ndërkohë që Bime sipas tij thith paratë e taksapaguesve me anë të betonimit që është duke i bërë çdo ditë qytetit të Gjirokastrës, çka rrezikon që ky qytet nga më të veçantët llojin e tij në Europë shumë shpejt të dalë edhe nga lista e trashëgimisë botërore Unesco.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›