E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Të bëhet transparenca e pasurisë së Priftit

Pasuria e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti ka qenë dhe sot në qendër të akuzave të Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS-së Olta Xhaçka i kanë mëshuar faktit se duhet të bëhet transparenca e pasurisë së ministrit. Sipas saj ministri Prifti mbrohet nga dy drejtuesit e mazhornacës edhe për abuzimet në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

"Tanimë i madh e i vogël në Shqipëri e ka marrë vesh se qiraja e mandatit të artë që shiti Dritan Prifti në 28 qershor, vlen së paku 1.8 milion euro në vit", tha Xhçka.

Sipas saj kjo është logjika mbi të cilën është ndërtuar koalicioni qeverisës Berisha - Meta.

"Në këmbim të mandateve të tyre, ministrave të LSI, iu është lënë dorë e lirë të shtojnë në mënyrë marramendëse pasurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre me gjithfarë aferash korruptive", tha Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›