LSI paraqet programin per shendetesine

Levizja Socialiste per Integrim paraqiti programin qeverises per shendetesine qe ka synim t’u garantoje qytetareve sherbime me te shpejta dhe cilesore mjekesore.
Ky program synon ngritjen dhe funksionimin e plote te qendrave shendetesore edhe ne fshatrat me te largeta te vendit, si dhe krijimin e nje urgjence kombetare te arritshme nga cdo qytetar dhe me teknologjine e duhur per te dhene sherbimin e nevojshem per pacientin.
Nje tjeter pike qe synohet te realizohet permes ketij programi eshte edhe ndertimi i nje skeme te sigurimeve shendetesore reale qe do te garantoje dhe mbuloje plotesisht qytetaret per sherbimin paresor te tyre qe nga vizita mjeksore, ekzaminimet e deri tek lista e plote e barnave qe rimbursohen.