LSI publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve, me të cilët do të shkojë në zgjedhjet e 28 qershorit, duke garantuar se në këtë listë renditen kandidatë të cilët përfaqësojnë vlerat më të mira. LSI siguron qytetarët shqiptarë se koalicioni me të cilin ajo do të garojë, do të jetë një koalicion i denjë dhe në konkurrencë të plotë me koalicionet e tjera. Në Tiranë listën e kryeson lideri i LSI, Ilir Meta ndërsa pjesë e saj, si në kryeqytet ashtu edhe në të tjera qarqe janë figura të njohura të partisë.
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se kandidatet që janë përzgjedhur nga strukturat e partisë dhe më pas janë aprovuar nga kryesia e saj. Sipas LSI, ata përfaqësojnë vlerat e vërteta të kësaj partie e cila ofron individët më të përgatitur të saj për ti shërbyer popullit shqiptar në parlamentin e ardhshëm. LSI dëshiron të siguroje qytetaret shqiptare se ajo do garojë në zgjedhjet e 28 qershorit si një koalicion i denje dhe në konkurrencë të plotë me koalicionet e tjera, për ti ofruar Shqipërisë atë që i ka munguar këto vitet e fundit.