Edi Rama terrorizohet nga dalja publike e Fatos Nanos, shtyn dorëzimin e listave në KQZ

Selia rozë përfshihet nga kaosi dhe misteri, lista publikohet sot nga kryesocialisti
Dalja publike e Fatos Nano në emisionin Opinion të Blendi Fevziut duket se ka terrorizuar kryesocialistin Rama, i cili ka shtyrë në mënyrë të pakuptimtë deklarimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet e 28 Qershorit. Dita e djeshme ka qenë ditë kaosi dhe tensioni në gjirin e PS, kaos i ardhur nga frika e Edi Ramës për të nxjerrë listën përfundimtare të emrave. Një nga fenomene më të çuditshme që ka ndodhur ditën e djeshme në selinë rozë ka qenë fenomeni i përplasjes së kandidaturave. Premtimet e Edi Ramës për të bërë një numër të madh miqsh e shokësh të tij kandidatë për deputetë duket se ka sjellë një përplasje listash ku disa kandidatë ndodheshin përballë njëri tjetrit për të njëjtin pozicion kandidimi. Ndonëse afati i ditës së djeshme ishte në orën 20.00 opozita e Partia Socialiste nuk i dorëzoi listat në KQZ. Duke e shtyrë në mesnatë afatin e listave, Edi Rama nuk i bëri publike ditën e djeshme emrat e kandidatëve. Ndërkohë, gjatë ditë së djeshme, zëdhënësja e selisë rozë, Mimi Kodheli deklaroi se Kryetari i PS-së Edi Rama dhe anëtarët e kryesisë punuan në mënyrë intensive për përgatitjen përfundimtare të listave. Ndërsa selinë Partisë Demokratike e kishte zaptuar misteri, ndërkohë u mësua se Berisha mbledh kryesine e vogël. Kryetari i PS-së Edi Rama dhe anëtarët e kryesisë po punojnë në mënyrë intensive. Lista do të përbëhet nga emrat më të mirë që PS do të ketë për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit, bëri të ditur zëdhënësja e kryesisë së PS-S, Mimi Kodheli. Nga selia blu, ende nuk është konfirmuar asgjë. Sipas gazetarëve që ndjekin nga afër punimet në selinë e PD-së thonë se ende nuk ka një orar zyrtar për mbledhjen e kryesisë së madhe. Ndërkohë kryetari i maxhorancës, njëkohësisht dhe kryeministër i vendit ka mbledhur kryesinë e vogël ku po i jepet dhe dora e fundit e listës së 140 kandidatëve për deputetë. Në kryesinë e vogël morën pjesë Sali Berisha, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Ridvan Bode. Sipas burimeve të ndyshme konfidenciale, ka gjasa të shmanget mbledhja e kryesisë së madhe dhe lista me kandidatët të kalojë në KQZ direkt me pëlqimin e kryesisë së vogël të Partisë Demokratike. Edhe nga krahu tjetër, deri në mesditën e kryesia e Parisë Socialiste nuk u mblodh ashtu siç përcaktohen në statusin e saj, ndërkohë mësohet se emri historik i kësaj force, Fatos Nano, është lënë jashtë listave që për deputet. Sipas Kodhelit, Edi Rama e drejtuesit e PS po punojnë për një listë kandidatësh premtues, duke mos konfirmuar kur do të publikohet lista zyrtare që aq shumë po spekulohet në mediat e shkruara dhe vizive. Gjithsesi, Kodheli ka vlerësuar se do të jetë një listë premtuese, me shumë anëtarë të talentuar, dhe të kualifikuar të Partisë Socialiste, qëllimi i së cilës është ti shërbejë qytetarëve shqiptarë. Të përfshish të gjithë vlerat e tyre brenda listës është me të vërtetë një proces i vështirë, por në të njëjtën kohë të jep një kënaqësi të veçantë. Tashmë është e qartë që drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste, kanë talent, përkushtim dhe kualifikim të mjaftueshëm për të sjellë përmes politikës së re ndryshimin e Shqipërisë, për një jetë më të mirë për ne dhe fëmijët tanë, shtoi Kodheli. Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, deklaroi se lista e kandidateve për deputetë që do të dorëzohet së shpejti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ketë në radhët e saj, emra shumë premtues, njerëz të kualifikuar dhe anëtarë të talentuar të kësaj force politike. Sipas saj, ky proces ku përfshihen të përzgjedhurit e partisë është i vështirë, ndërkohë që theksoi se vizioni është i qartë: Ndryshim i Shqipërisë, përmes politikës së re. Ndërkaq, dje në mbrëmje ka skaduar zyrtarisht afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga ana e partive politike apo koalicioneve për zgjedhjet e 28 qershorit. Ashtu siç bënë edhe me dorëzimin e emrave dhe të dhënave të koalicioneve politike, edhe në lidhje me dorëzimin e listave të kandidatëve, dy forcat kryesore politike, PD dhe PS, pritet që ta bëjnë një gjë të tillë në momentet e fundit. Asnjëra prej të dyja palëve nuk i ka bërë publike deri tani dhe është treguar mjaft hermetike lidhur me publikimin e emrave të kandidatëve me të cilët kanë për tu paraqitur në zgjedhjet e ardhshme. Socialistët, të cilët kanë shpallur edhe programin e tyre elektoral megjithatë kanë përcaktuar në fillim të muajit disa kritere përzgjedhëse. Në këtë listë pritet të përfshihen shumë emra të rinj dhe grash të afruara nga kryetari socialist Edi Rama. Ndërkohë nga Partia Demokratike deri më tani nuk është bërë e njohur asgjë. Megjithatë KQZ, ka deklaruar se do të shtyhet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet. Për herë të parë në Shqipëri do të votohet me anë të një sistemi proporcional me lista të mbyllura, i cili favorizon emrat që kryesojnë listat e kandidatëve nëpër të 12 qarqet. Ky sistem ka favorizuar gjithashtu paraqitjen në garë të partive të grupuara në koalicione. Praktikisht do të ketë dy koalicione në secilin krah politik. Koalicioni më i madh është ai i Partisë Demokratike me 19 forca politike, pjesa dërrmuese e të cilave me një peshë thuajse të papërfillshme elektorale.