LSI, sulm Rames per drejtimin e Bashkise
Ashpersohen marredheniet PS-LSI. Partia Levizja Socialiste per Integrim, e kryesuar nga Ilir Meta sulmoi serish dje kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe PS-se Edi Rama, kete here per punet e tij ne krye te bashkise. Sulmi i radhes brenda opozites, u perqendrua tek sherbimi i taksive. Zedhenesi i grupit te LSI-se ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Petrit Vargu, beri pergjegjes dje Bashkine e kryeqytetit per situaten e rende qe eshte krijuar ne nje prej sherbimeve me te rendesishme publike, ate te levizjes se qytetareve me taksi. Sipas Vargut, kryeqyteti po perjeton keto dite nje proteste te re, ate te 500 taksisteve te licencuar, duke mos ju ofruar kete sherbim qytetareve. "Shkak i kesaj greve, eshte situata teper e rende ne te cilen ndodhet ky sherbim si rezultat i mosreagimit nga ana e Bashkise se Tiranes, ndaj kerkesave te drejta qe ka paraqitur Sindikata e Punonjesve te Transportit te Tiranes", theksoi Vargu. Duke futur ne te njejtin thes dhe mazhorancen, Vargu theksoi se situata eshte renduar dhe nga vendimi i Ministrise se Transporteve qe liberalizon sherbimin e taksive, duke mos bere te mundur ruajtjen e asnje standardi apo kriteri ne sherbimin taksist te Kryeqytetit. "Ne, grupi i keshilltareve te LSI-se ne Bashkine e Tiranes, veme re me shqetesim, se niveli i sherbimeve publike te ofruara nga Bashkia e Tiranes po peson renie te vazhdueshme", kritikoi Vargu. Ne kete kuader, ai kerkoi me force qe drejtuesit e Bashkise te angazhohen seriozisht ne krijimin e standardeve normale te ketyre sherbimeve per qytetaret, dhe jo te zbatojne verberisht cdo propozim qe vjen nga PD-ja si te ishte "Urdherese e Moisiut".
Duke bere pergjegjes keshtu si Edi Ramen ashtu dhe Ministrin Sokol Olldashi, perfaqesuesi i LSI-se ne Keshillin Bashkiak te kryeqytetit, propozoi nje pakete ndryshimesh per te permiresuar sherbimin taksi ne vend. Sipas LSI, eshte e nevojshme qe sa me pare te kryet nje studim ku te dale i qarte numri i taksive qe i duhen Kryeqytetit dhe menjehere pas kesaj te hiqen sa me pare nga qarkullimi te gjitha mjetet e palicensuara te sherbimit taksi. "Eshte e nevojshme, vendosja e sinjalistikes ne vend-qendrimet e taksive jo vetem ne qender, por ne te gjithe Tiranen. Si dhe vendosja e detyrueshme te taksimetrave ne te gjitha taksite, pasi abuzohet me cmimet e sherbimit", sugjeron LSI. Nga ana tjeter, Vargu permendi dje se eshte e nevojshme qe te realizohet edhe nje shperndarje e drejte gjate 24-oreve te sherbimit te taksive ne perputhje me kerkesat e popullsise per levizje. "Te behet percaktimi i drejte i kritereve per cilesine e automjeteve qe ofrojne sherbimin", vijoi me rekomandimt LSI. R.Rapushi
500 taksiste protestuan dy dite me pare kunder lejimit te qarkullimit te mjeteve te palicensuara qe punojne si sherbim taksi. LSI u del ne mbrojtje. Kerkon venien e rregullave te reja per kete sherbim.