E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, pro liberalizimit te universiteteve

Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, u shpreh dje pro procesit te liberalizimit te universiteteve, por me kushtin qe te nxitet konkurrenca. Gjate fjales se mbajtur serine e 12 Konferencave rajonale te arsimit, kete here ne Elbasan si vijimi i dialogut me publikun, kreu i partise me te madhe te opozites, Rama kritikoi ashper politikat e qeverise per arsimin. "Me vjen keq kur e degjoj kryeministrin ku foli ne Qytetin Studenti, pikerisht ne sallen ku kane ndodhur mbledhjet para per rrezimin e diktatures komuniste, para nje grupi studentesh per arritjet e medha, per lundrimin e tyre ne internet", tha Rama, duke shtuar, se sot ne Shqiperi jo vetem qe te rinjte nuk lundrojne ne internet, por dhe varkat e peshkimit e kane te pamundur nese nuk shkojne te furnizohen me karburant ne Itali e Greqi se aty kushton me lire. Sipas Rames, kete bente kryeministri ne ate salle, ku per 17 vjet, nuk eshte ngulur nje gozhde, ne kuptimin simbolik, e cila po bie, dhe ku jane po ato karrige, po ajo skene, po ato mure dhe vecse jane 17 vjet me te konsumuara, sic eshte Shqiperia e Sali Berishes. Rama permendi se nje nga arsyet e kesaj gjendjeje ekonomike dhe sociale, papunesise kronike dhe pamundesise per t'ju krijuar femijeve dhe te rejave kushte normale mesimi, eshte pafuqia per te kuptuar s qytetet tona duhet te kene nje mbeshtetje tjeter, per tu kthyer ne qendra urbane te sigurta, ku ka punesim dhe qetesi. "Me lejoni qe ne kete qytet universitar si Elbasani, te shtroj problemin themelor te arsimit te larte, qe ka te beje me liberalizimin primitiv, qe nga serbator i pajisjes me dije te kualifikuara per studentet dhe studentet, i kthen universitetet ne fabrika diplomash pavlere, ashtu sikunder dua te nenvizoj faktin, se nuk ka liberalizim pa konkurrence", theksoi Rama. Sipas tij, liberalizimi pa konkurrence, eshte kolektivizim dhe kolektivizimi eshte barazitizem, i cili nuk i lejon ata qe jane me te talentuar, ata qe jane me te vullnetshem, qe te dallohen, qe te jene te motivuar dhe qe ne fund te shperblejne investimin e prinderve te tyre. Nga ana tjeter, kreu i selise roze theksoi se mungesa e plote e lidhjes se universitetit me jeten reale ne ato sektore qe kane te bejne me ato fakultete, duke filluar nga industria e deri tek sektoret e tjere, eshte nje tjeter problem themelor, i pazgjidhur, qe ka shkaktuar nje ndarje te demshme mes praktikes shkollore dhe praktikes jetesore. "Kjo ben, qe edhe per kete shkak, por jo vetem per kete, mesimi nga librat, nga leksionet, nga seminaret, te jete nje proces mekanik dhe jo nje proces transformimi individual, per t'u kthyer ne nje qenie aktivisht ndikuese ne sektorin ku neser do te jesh", vijoi kreu i PS-se. Rama permendi si shqetesues dhe faktin qe shumica derrmuese e atyre qe mbarojne universitetin, nuk kryejne pune ne sektorin per te cilin jane dedikuar dhe per te cilin kane nje diplome, por vihen ne rreshtat kilometrik te papunesise, apo gjejne pune cfaredo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›