LSI thirrje per votimin e tre ligjeve te Integrimit
Levizja Socialiste për Integrim u bëri thirrje forcave politike të votojne tre ligjet per integrimin, duke harruar për një moment datën e zgjedhjeve. I pyetur për sondazhet e ndryshme dhe pozicionin e LSI-se Vasili tha se sondazhi i vetem që ka vlerë për ta është rezultati i 23 qeshorit
Prioriteti kombëtar i integrimit të vendit në Bashkimin Europian, sipas Lëvizjes Socialiste për integrim po trajtohet si një çështje rutinore, ndër të shumtat që karakterizojnë fushatat zgjedhore. Me anë të Petrit Vasilit, LSI bën thirrje për votimin e tre ligjeve, nga dy forcat kryesore politike në mënyrë të pandikuar nga data e zgjedhjeve të 23 qershorit
Sipas Vasilit, referendumi nuk është zgjidhja optimale, por e vetmja zgjidhje e mbetur në mungesë të konsensusit të opozitës, për të dëshmuar se shumica qeverisëse është e angazhuar të gjejë rrugët e përparimit drejt BE-së.
Pyetjet në kuadër të fushatës nuk mungojnë nga media, njëra lidhet me sondazhet. Për LSI-në vetëm një sondazh ka vlerë, ai që shënjojnë zgjedhësit me votën e tyre.